10 H1JA E MALEVE kullueta, krizmèn e zinxhirve e tè pareve t’argjenta, qi kishin tè varuna nè fyt, edhe tingllimin e zàneve tè holla. Vajzat me nuse tè reja i u afruen dalkadalè logut tè shèjit ku djelmoshat pregatiteshin me dhànè provèn e mjeshtris sè tyne. Né nji stom, katèrqind a pesqind hapa larg, ishin té rreshtuem do gurè té bardhé tè damun nja nji metèr njàni prej tjetrit. Filloi prova. Nji djalosh pyeti: — Me sa fyshekè e vrani at shèj, burra? Si breshni i u drodhèn pèrgjegjet. — E vras me pesé fyshekè. — Un e vras me katèr. Ata qi ishin ma larg aviteshin me marre pjesé. — Largou se e vras un me tre. Nuset e hijshme, me krahnoré tè mbushun, e vajzat fytyré - bardha e floké - preme, rrethuen plot kureshté tubén e djelmoshave, Edhe un, me Don Markun, famullitarin e vèndit nè shtèpin e té cillit kisha rà rnik, u avita me pà. Vajzat me nderim na ?elshin rrugèn. Arrijtèm shi n’ at ?as kur njàni prej shèjtarve po futej nè mes té shokvet tue thànè me kreni: — Sa pèr at shèj, un e vras me dy fyshekè. Tjerèt i a pritèn : — Qit, pra, e kallzona marifetin t’ ànd. Djaloshi u shtri nè bar, rrasi kapugin pèr krye dhe e s$noi shèjin kadalè e me kujdes. Gjith tjerèt heshtèn, tue ngulè syt mbi gurè tè bardhè qi ndritèshin né blerimin e stomit kundruell. Nji krizèm e afèrme dhe nji gjàmé e largèt jehuen.