NUSJA E MREKULLUESHME 17 Me sa Don Marku flitte, un vrojshem me kujdes ndiesit qi gfaqeshin hove hove ne fytyren e burrit te shtojzovalles. Kur u permend nata e pare e kalueme ne shtrat mbulue me lule ere-leshuese, i u terratisen s$>t e nji malí i pambaruem i u pérshkue neper ta. Thojsha, me vete: — A i beson prifti ndodhjes qi á tue mé kallzue? Po ky Malsuer i ri, ne s^t e te cillit veton nji inteli-gence natyrore e jashtézakonshme, a ásht viktime i nji aluginacjoni a por verte hero i ksaj aventure te pa-ndegjueme? Don Marku vijoi: — Gjint e shtepís tue pá djalin kryekeput té ndérruem, nisén m’ u bá vesvese. Leka flitte rrallé, trette shpesh ne bisedé, kérkonte vetmin, u ikte shoq-nive té vjetra. Nana, sidomos, ishte shqetésue dhe e studjonte pa i a dá. Pritte rasén m’e pérkthjellue miré at puné. Nji dité s’ mujt má me durue dhe e pyeti: «Qa ke, bir, qi ke ndérrue késhtu? Mbrámé, tue prigjue né dere t’ ánde, té kam ndie qi po flitshe me vedi. Qa té trazon kaq fort qi fshán pér ore? Q kujdes t’a bren shpirtin? Kallzoj lokes s’ate». E Leka : «Kurrgjá s’kam, náné». Por ajo prap: «Pse e mbulon dyshekun me lule, bir-ó? Pér dité nadje e gjéj odén mbushé me eré. Mos á tue té bá keq era e luleve?» «Kurrgjá s’kam, náné». Nána, pa u lodhé: «Kishe me tháné se dikush té ka bá mengjí, lum Leka. Nuk je má ai qi ke kéné: ca ke?» 2