HIJA E MALEVE — Ti bän mjaft. Ne javen tjeter edhe fletorja shkru-ente se ti je nji nder mesuesa qi mä tepör i viejne vendit e lavdonte zellin e aktivitetin t’änd. — A e din fjalen: «Puna äsht e madhe e pun-tore ka pak»? Un s’ mbaroj as gjymsen e punes qi kishte me m’ u dashtS te bäj. — Qa ke me bä mä teper? T£ mbytgn oröt e mesimit. Per gjith mbrämje vjen i lodhun tu un. — Oret e mesimit qi nap ne konvikt mos i njeh aspak. Per at pune paguhem mire prej Shtetit. Ä de-tyra e eine, ajo. Por, ne Shqipni, per me bä di<;a, nuk mjafton me krye vetem detyren. Vajza, tue qeshe, i a vuni gishtin diftojs ne balle e tha, me nji kercnim t'ämbel: — Sa mendime te zorshme ke aty nibrende... Mbandej vräni fytyren, periqeshte, e u ankue: — Te täne keta mendime te bäjne me harrue Nu-shen t’ände. Vetem mue due qi te mendojsh... Doda i kapi doren e, tue i a shtrengue me butesi, pörgjegji serjozisht: — Shiko, Nushe: sa te due, ti e din. Tashmä je drita e jetes s’eme. Pa ty as puna nuk kishte me me shkue... Qyshse te njohta, mä me qef punoj. Ä mbushe nder keto dit, me bähet, vjeti qi u njohtem... — Tasli nja dy jave. — Kallzo te drejten: a kam ardhe tue te dashte per dite mä teper? Ne mos mä teper, mä mire! — Se tham se jo. — Ndegjo nji gjä te guditeshme. Baras me dashuni ka ardhe tue m’ u shtue edhe deshiri me qene dikush, me bä diga per ket Shqipnin t' one.