NUSJA E MREKULLUESHME 13 kalamâ, gjithmonë e kam pä tue u dallue ndër shokë per squeti mêndje e urti ; kurr s’kam vrojtë në tê ndonji shêj anormaliteti. Tashti ai bân bé se ndodhja qi po të tregoj â kryekëput e vërtetë. Djaloshi me tânë fuqin shprehse të fytyrës inte-ligente vinte tue pohue fjalët e treguesit, i cilli vijoi: — Leka ndien mire, por me folë s’ mundet. Ende s’janë mbushun dÿ vjet qi i u pré fjala. Përpara flitte si un e si ti. E, qe, ça thohet mbi kët të marrun goje të papritun. Ishte pesëmdhetë vjetsh e delte me kullotë dhit në mal, kur nji ditë prilli, ndëgjoi nji zâ vashnuer, t’ âmbël e të harmonishëm, qi e thirrte prej së largu : «Lekë! Lekë! o Lekë, eja!» Por, gjâ e çuditëshme, at zâ qi kumbonte qartas në vesh të tij, nuk e përsritë-shin jehonët e malit qi nji tingëll sado i lehtë bân me ushtue. Leka shikoi poshtë e naît, andej e këndej: s’pau kurrkênd. Prap, tnbas disa ditve, po i biente fyellit në vetmi, tue mrizue nên hije të brejve, e, qe, nji zâ afër fort - ngjat tij - i a bân: «Pse s’vjen? Plasa tue të thirrë ! ». Brof në kâmbë, hjedh shikimin anë për anë : kurrkush... Mbledh dhit e largohet, i trêmbun. Kështu, për vjet e vjet rresht, kurdoherë qi ndodhej vetëm, në heshtin e kullosave tingëllonte ajo thirrje misterioze. Animirë, para dy vjetve nisi m’u shpeshue... Tue dalë nji ditë me gjue termaleve i u gja se nji zhapllimë e lehtë hapash po ishte tue e ndjekë. Sillet mbrapa hovshëm: asnji njeri. Merr me vijue udhë e... dÿ duer të padukëshme i a kapin kryet, i a rrokullojnë mbrapësht me âmbëlsi: nji aft i erândë-shëm i a nxen fytyrën. Ikë vrap nga ai vend tue u dridhë prej friget. Ndalet te nji krue, mbas nji gjymsë ore, për m’u flladitë nji fije. Shtrîhet përmbys në zgrip