GJAKU 31 si thohet, ne voj te vet deri nè nji dite, por mbandej shtrèjtésija e jetesès mbas luftes sè madhe i kishte shtrèngue tè vènè shtèpin pèng. U gjetèn ngusht e qenè tue shkue keq, sepse interesat e pareve tè marruna uhä ishin mbledhè e shtue aqè sa me hangèr krejt shtèpin e péngueme. Por Doda, sa muer vesht hallin e tyne, u erdh nè ndihmè bujarisht e i shpètoi tue marre pèngun mbi vete. Kjo i dha tè drejtèn me ardhè n’at shtèpi kur tè donte; por ai, si njeri i njerzishèm qi ishte, kèt tè drejtè nuk e shpèrdoroi. Vetèm, mbas kèshillit tè Drandos vetè, kishte da me ngulè aty mbas martesès. Drandja po i pritte dashunorèt n’ odèn e bukès. Tryeza katranshe nè injedis ishte e mbulueme me nji sofrabez tè bardhè. Nè qendèr tè saj nji kandil i madh voj-gurit vizatonte nji rrotullak tè shkèlqyeshèm drite tè verdhè. Qjithkund, nèpèr ode, binte nè sy pastèrtija ma e kujdesshme. — Ku jeni, more fèmijè té kéqij ? — u bèrtiti e ama sa i pä; — 9a bàni kaqè vonè nèpèr kopèsht?... A nuk e dini se lagshtina e natès bàn qeder?... I shikonte me s£ tè kènaqun kah tè dy zèjshin vènd, afras, ngjat tryezès. — E ti, zojushè, qi i ke lànè garapèt pa arnue e ke ndèjé me duer n’ijé gjith mbasditén? — Kena pasè shum sende me bisedue, nanè, — pèrgjegji vaiza tue i a luejtè synin e qeshun té dashunit. — I dij un, i dij bisedat t’ueja... Tue folè kèsthu Drandja uli shishen e rakis me gjith putirà mbi tryezé.. Doda i tha: — Rri, Drando, se kam ardhè pèr puné sonde.