NUSJA E MREKULLUESHME _ J5 kagash ne lulzim. Shtiu dy here dhe u vervit me pa. Balat lehshin tue u sjelle rrotull, pa guxue me h£ mbrenda ka^ubes. E, qe, nga gjetht e lulet e ksaj del, me buze ne gaz, nji vashe e bukur per mrekulli, curilat e arte leshue mbi supa te krahve. Ndej tue shikue Leken gjate, pa foie, me nji ambelsi te pashoqe... Prifti u ndalue dhe pyeti djaloshin: — A kje keshtu? Nji hije e parrefyeshme mallengjimi i u pershkue atij ng s£t e bukur. Dha pergjegje me do zane te mbyllta e te trishtueshme qi gurgullojshin tue i u pshtjellue ne fund te fytit. Me gjesta te thjeshte dk;a u perpoq me diftue. Ndoshta bukurin e asaj tfaqjeje, ndoshta Qudin qi e kish kape n’at (¿as. Don Marku piu pak vene e vazhdoi: — Leka mbet si i hutuem e ndej nji cope here pa mujte me qite fjale prej goje. Tekembramja, me za te dridhshem, pyeti: «A je bije bote a bije qielli?» Ajo me muziken e zanit hyjnuer pergjegji: «Jam shtojzovalle». Tue e marre per dore e tue ece mbi bar te njome, shtoi: «Pse nuk i u pergjegje thirrjeve te mija dashu-nore? Ti ishe kalama kur kam nise me te dashte. TS kam ndjeke gjithkund si hije. Tash je i emi e kurrnji fuql njerzore s’ mundet me na da. Mbas tashit, kemi me jetue bashke. Me mue do te jeshe i lum si nuk ka kene deri me sod njeri mishit e gjakut. Por, rueju fort: me ba me i kaiizue njerit te gjalle ket ndeshen t’ one, i mjeri ti! Ndeshkimi ka me kene i rrebet e i shpejte...» Tue e puthe ambei, perfundoi: «Mbrama bje me fjete vetem e un kam me ardhe ne mjesnate tu ti». Sa tha keto fjale, u zhduk si mos t’ ishte.