NUSJA E MREKULLUESHME li Asnji ndër gurë s’Iuejti. — Na kênke lavdue kot, djal-ô ! — i a bâni në tallje nji nuse sÿzezë. Të tânë qeshën. Malsori i ri nuk dha përgjegje, por nxori gëzho-jën e sÿnoi për së dyti. Shtiu. Nji gur duel rreshtit. — Pirolla të kjoftë! Tjerë e tjerë u provuen, por me dy fyshekë asnji s’ mujt me i a dalë të parit. Nuse e vajza u pregatitën me i falë shêjtarit shamija të reja, shputa gjithnduer ngjyiash e çarapë të bardhë të leshët, si mbas dokes së Malsis, kur, qe, i a behi nji djalë i ri e çau njerzin e grumbullueme rreth fituesit. Fytyra e tij simpatike, plot shkëlqim inteligence natyrore, ishte prej asosh qi shifen nji herë e nuk har-rohen mâ kurr. Veshë si tjerët, por me nji kujdes mâ të veçantë, kishte në të gjitha sjelljet nji zhdërvjellti qi e bânte m’ u dallue shokësh. Pa folë asnji fjalë, largoi djelmoshat, ngrehi, mauzerrin e, në kâmbë e në dorë, me nji udobi të jashtëzakonshme, qiti e vrau, njânin mbas tjetrit, gjith gurët e shêjit. Vajzat e rrethuen,të habituna nga mjeshtrija e rrallë.. — Aferim! Aferim! I shkova afër e i a rraha krahin tue i thânë: — Të lumtë, djalosh : ti kênke mbreti i shêjtarve. Më falnderoi me dritë të sÿve e me nji të luej- tun dore. — Si të thonë êmnit ? - e pyeta. Para se të kishte kohë ai me më përgjegjë, ndë-gjova zânin e priftit qi më bânte në vesh: