GJAKU 27 heshtje të zgjatueme, n’at gjymsë drite qi kish rrethue tândën e blerë, i u afrue dhe i u pështet në krah, e uli kryet mbi parzëm të tij. Ai e puthi, iehtë, ndër flokë e tha me zâ qi kumboi i çuditëshëm si t’i dilte nga fundet e pandërgjegjëshme të qênjes: — Kush e di? Ndoshta na qi jemi ulë prej ma-lesh e kemi bâ shkollët rregullisht, mâ parë në vend e mandej përjashta, s’ jemi krejt si tjerët. Diça na mun-gon... ase diça kemi mâ tepër... Vajza, tue e rrotullue kryet mbi parzëm të tij në mënyrë qi me i pa sÿt, pyeti : — Thae, parë, se do të më kallzojshe diça qi ke mênden me bâ... — Aty deshta të dal. Mos mêndo se un jam kundra kulturës okcidentale : asnjifije ; jam vetëm kun-dra disa parimeve të saj qi na pranojmë pa kontroll e qi, më duket, ligshtojnë cilsit origjinale të rracës shqiptare. Un jam i mêndimit qi, ndër shkolla fillore nemose, duhet të marrim para sÿsh prirjet e mira e të këqija qi ç’do kalamâ shqiptar ka trashigue, bashkë me gjak, prej të parve. Mbi to duhet të punojmë, tue u përpjekë me shrranjosë të këqijat e me drejtue përdorimin e të mirave kah nji qëllim njerzuer. — S’ marr vesht... — Qe. Ç’do kalamâ shqiptar, në shpirtin e njo-më të tij, ndër sa tjera, ushqen dÿ ndiesi qi janë karak-teristike në gjith popullin t’onë: ndiesin e shpagimit edhe atê të besës. — Palé: edhe ndër të vogjel â kjo? — Shif. Pardje, në të parin pushim, ndërmjet dÿ lekcjoneve, shof dy nxânsa qi kapen fytafyt në nji kând t’oborrit. Ngas, i daj e i pyes. Njâni thotë: «Më