14 HIJA E MALEVE t6 kronit, ule buzet e eteshme kah uji e merr me pi, kur, e papritun, nji goje e kuqe, e fresket, lulzon per mrekulli si drandofille mbi pasqyre te gurres, e puthö gjate, dashunisht, e zhduket. Kthen ne shtßpi mendue-■sh6m. Naten, ne gjume, shef n’änderr gurra te kullueta ku bulzojne goje vashash qi e joshin me känge t’äm-bla. «Häna ka prarue majet e ahave. Bylbylat po kgndojne pyjeve. Edhe Oret po Iahen krojeve. Ti pse flen, o rob i ändrrave ? Del jashte n’ arin e rrezeve. Mblidh pSr ne lule fushave. Görsheto kunore te bukura. E hidhi mbi pasqyre t’ujnave...... Leka u zgjue me hov, shpirtin plot ndiesi te panjohuna. Dy a tri here desht m’ u gue e me dale jashte, i ngrehun prej do zäneve te mshefta, por nji frige e pakuptueshme qi i a shterngonte zemren e bäni m’ u ndale. Nuk mbylli s^ gjith naten. Te nesermen u ngrit heret e doli per gjah neper mal. Dita ishte mjaft e bukur. Opängat rreshqi-ieshin mbi bar te rime prej voeses. Balat leshoheshin perpara gezueshem tue lehe e tue nuhate. Ai kaper-cente prroje e ograja baltanike, pershkohej neper Qufra e murriza, u biente per terthuer prozhmeve te denduna e lugjeve te ndriteshme. Balat rane n’ere e u leshuen ne do ka^uba. Me pushke te gateshme, Leka i ndoq tue ngä. Duel tue kercye nji dhi e eger, per mrekulli e bardhe. Balat e msyen, por i u ndalue hovi befas e u zmrapen tue hungrue. Lekes i u ngrl gishti ne ?ark e s’mujt me qitö. Dhija e shikoi me dy s$ te thelle, njerzore: mbandej kapi nji shpat malit e u zhduk si vetima. Sa i kaloi habija e pare, gjuetari joshi qent idhnueshem, i nxiti eiuvü mbrapa me täne shpejtin qi kishte. U hodh, pa fryme, mbi nji rudine te ngushte dhe e pan dhin e bardhe kah futej ne nji ka?ube te madhe