26 HIJA E MALEVE Vajza as nuk pohoi as nuk mohoi. — Âsht përgjegjsi e rreptë. A bâjmë mirë 11a qi i ushqejmë ata kalamâj me idé të marruna pà shqyr-tim nga okcidenti? Due me thânë: a âsht e arsyeshme t’u napim mësim si t’ishin djelm Evrope? Âsht e para herë qi gjaku i tyne, mbas qinda e qinda vjeç, po vjen në përpjekje me kulturë. A ka me mujtë me u hÿ për palcë shpirti i ksaj kulture? A por njohtunit e ndry-shme kanë me i veshë me nji lustër të sypërfaqshëm, me nji lëvore të ligësht qi bjen me të parën rasë? Ndoshta kështu rrisiin nji brez të rijsh gjymsakë të cillve kultura u shlyen ndiesit e freskëta primitive tue u lânë, në vênd të tyne, nji ndërgjegje të ndriçueme për gjymsë, pezull ndër parime të panguluna... — Po, atëherë, a me i lânë në trashamanin e tyne a? Vetëm kultura i bân njerëz. Edhe ti... Shkodraneja e preu fjalën menjiherë dhe shikoi trêmbshëm kah i dashuni. Ky buzqeshi me âmbëlsi e tha : — Fol, fol... Vajza vijoi, por tue ulë zânin. — Edhe ti djalë malesh je. Asnji prej gjindve të tú, atjé në Malsi, s’din me këndue e me shkrue. Ti je mâ i pari i fisit t’ând qi kapë libra e pêndë me dorë. Por... ke pak qytetas qi tnund të krahasohen me tÿ. Edhe ata kalamâj, pra, qi po thue, mund të qytet-nohen si ti. Ti je shembull i gjallë për ta e për kê ushqen ksi dyshimesh. Prâni. Të dy heshtën për nji copë herë. Dodën e kishte rrëmbye nji mêndim i largët qi vajza përpiqej me gjithë fuqin e mêndes me i a lexue në fytyrë, pa pasë guximin me pyetë. Instinktivisht, si t’ a dronte at