16 HIJA E MALEVE E Leka u nis kah shtépija, tue mos dijte a ndodhi ànderr a zhgjàndèrr. Nji tute e pa?ansueshme i per-zihej ne shpirt me nji kenaqsi te thellè. S' dijti as qa. me u thàne gjindve te tij, qi tue e pà te zbete e pye-teshin mos ish i smuet. U err nata. Hyjt filluen me ndrite nè kupen e qiellit. Mbasi rahatuen gjàn e gjallè edhe hangren darkén, te gjithe rane me fjete. Leka, para se me u shtrue dysheket, i kish thàne s’àmes: «Nàne, mè shtro n’odén e vogei, se due me fjete veténi sonde». E nàna: «Po flèj edhe un me ty, bir-ó, se me duke pak pa qef e ke nevoje per ndo’i send naten». Por ky: «Jo, nàne, due me fjete vetem». Ra ne dyshek. Priti me padurim te madh e me nji droje edhe mà té madhe. Mèndime te ?uditeshme i vlojshin ne krye. Per 9’ do krizem te lehte qi ndé-gjonte, dridhej si thupur. Kaluen oret, te gjata sa vjett. U bà mjesnata. Oda, me te papritme, u mbush me drite arit e me ere drandofillesh. Nusja e mrekullue-shme, me bukurin hyjnore qi goje njeriu s’ mundet me rrefye, h^ni pa ?eie dere. Kishte nji tube te madhe lulesh nder krahe dhe i shkatrroi mbi dyshek tue thàne, buzé-qeshun : «Mbràmja e mire, burri i em». E u ul mbi Iule, pérbri tij. Ajo nate kje e para e nji vargu te gjatè netsh dashunije mbinjerzore. Nji vere mà e bukur se g' do ànderr e ushqyeme me shpresa djalnije kaloi tue e fatbardhsue Lekèn me endire té patregueshme. E mshefsin e asaj martese, ky, s’i a kallzonte askuj.